Shfuqëzohet Bordi i Transparencës për karburantet

E Mërkurë 7 Qershor 2023, 12:42
TiranaPost
Bordi i Transparencës për çmimet e karburanteve është shfuqëzuar ditën e sotme. Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj.
“Një tjetër vendim i rëndësishëm, me fillimin e krizës ngriti një bord të transparencës për kontrollin e çmimeve. Që prej asaj kohe çmimet kanë pasur luhatje të mëdha. Ne vendosëm të përcaktojmë disa marzhe fitimi me qëllim limitimin të efektit të spekulimeve të hidrokarbureve dhe të limitonim abuzimet. Ne vendosëm, për shfuqizimin e bordit të hidrokarbureve dhe situatës së veçantë në këtë treg,” tha Ibrahimaj.