Aktualitet

Shifrat vazhdojnë të rriten. 90 raste të reja dhe 3 viktima

Shifrat vazhdojnë të rriten. 90 raste të reja dhe 3 viktima

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 362 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 90 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 35 raste në Tiranë, 12 në Krujë, 10 në Kurbin, 8 në Vlorë, 6 në Shkodër, 4 në Përmet, 3 në Pogradec, nga 2 raste në Kukës, Lezhë, Kavajë, Lushnje, nga 1 rast në Kolonjë, Vau i Dejës, Kamëz, Durrës,

Situata në spitalin infektiv vijon të paraqitet me raste të shtuara ku aktualisht po trajtohen 80 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 1 është i intubuar. Ndërsa po merr trajtim spitalor edhe një fëmijë dy muajsh, i prekur nga Covid19 nën kujdes nga stafi i pediatrisë infektive, në gjendje të stabilizuar bashkë me nënën.

Fatkeqësisht 3 qytetarë kanë humbur betejën me Covid19 gjatë 24 orëve të fundit. Një 57 vjeçar nga Shkodra, një 65 vjeçar nga Tirana dhe një 76 vjeçar nga Durrësi, me disa sëmundje bashkëshoqëruese.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 33 qytetarë, duke e çuar në 1592 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1088 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

COVID-19 – Statistika (3 Korrik 2020)
Testime totale 28033
Raste pozitive 2752
Raste të shëruara 1592
Raste Aktive 1088
Humbje jete 72 (Qarku Tiranë 39, Durrës 12, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 11, Kukës 1, Elbasan 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 409
Durrës 209
Shkodër 158
Vlorë 117
Fier 46
Lezhë 57
Korçë 32
Kukës 21
Elbasan 13
Gjirokastër 10
Berat 8
Dibër 8