Aktualitet

Shirat e rrëmbyeshëm/ Zonat problematike në Tiranë

Shirat e rrëmbyeshëm/ Zonat problematike në Tiranë

Shirat e rrëmbyeshëm kanë sjellë problematika në Tiranë, ku në disa akse ka patur përmbytje.

Sipas raportimeve, te Pallati me Shigjeta ka problematika në qarkullim pasi lumi Lanë ka dalë nga shtrati në të dy anët e rrugës.

Shirat e rrëmbyeshëm/ Zonat problematike në Tiranë

OSHEE ka njoftuar se zonat, Bulevardi “Bajram Curri”, "Zhan Dark", rruga e Kavajës, rruga “Myslym Shyri” , janë pa energji elektrike, si masë sigurie pas daljes së Lumit Lanë nga shtrati.

“Me kërkesë të Policisë (salla operative), për shkak të daljes së lumit Lana nga shtrati, OSSH stakoi 3 fidera të NS Selitë, si masë sigurie. Këto linja furnizojnë pjesërisht zonat “Bulevardi “Bajram Curri”, “Zhan Dark”, rruga e Kavajës, rruga “Myslym Shyri” etj. Pas verifikimeve në terren për prani të ujit në kabina, ekipet e OSSH rikthyen pas 25 minutave energjinë elektrike për 2 fiderat. Aktualisht po i japim gradualisht energji zonave të prekura nga masa e sigurisë deri në rikthimin e plotë të energjisë në të gjitha zonat”, njofton OSHEE.

Shirat e rrëmbyeshëm/ Zonat problematike në Tiranë

Në qytete të tjera në Shqipëri situata paraqitet e njëjtë.

Sipas shërbimeve meteorologjike e njëjta situatë e keqe e motit pritet të vazhdojë edhe gjatë ditës së premte.