Aktualitet

Shkarkohet nga detyra gjyqtarja e Apelit Shpresa Beçaj

Shkarkohet nga detyra gjyqtarja e Apelit Shpresa Beçaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka vendosur shkarkimin nga detyra të gjyqtares Shpresa Beçaj.

Shpresa Beçajt iu shtynë dy seancat e para të vetingut pasi dërgoi raport mjekësor, ndërsa sot i pranishëm ishte vetëm avokati i saj.

Beçaj në 2004-2013 ka qenë anëtare e gjykatës së Lartë. Në 17 shkurt 2020 DSIK bëri me dije se Becaj nuk ka dorëzuar deklaratën për kontrollin e figurës.

Në 24 shkurt 2020 KLGJ i ka thënë Komisionit që nuk rezulton që të ishin dorëzuar formularët e kërkuar nga Shpresa Becaj.

Njëkohësisht, KLGJ njofton se kur hyri në fuqi ligji për rivlerësimin kalimtar ajo nuk ishte në funksionin e gjyqtares.