Shkarkohet përfundimisht nga detyra prokurori i Vlorës Saimir Smaka. Kolegji i Posaçëm i Apelimit la në fuqi vendimin e Komisioni të Pavarur të Kualifikimit të 7 korrikut 2023.
Trupi gjykues përbëhej nga Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo
Saimir Smaka përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2014. Prej 7 vitesh, ai e ushtronte funksionin në Prokurorinë e Rrethit Vlorë.
Smaka nuk kaloi procesin e Vetingut.