Aktualitet

Shkolla në Tiranë ku raportohen më shumë të infektuar: Janë karantinuar 29 mësues

Shkolla në Tiranë ku raportohen më shumë të infektuar:

Një nga shkollat në Tiranë ku raportohet për një numër të lart të infektuarish është 9-vjeçarja “Emin Duraku”. Sipas raportimeve, 5 mësuese dhe 3 punonjëse të kësaj shkolle kanë rezultuar pozitive për Covid-19.

Fillimisht në këtë shkollë më 5 tetor u raportua pozitive me Covid sanitarja e shkollës dhe mësuesja e anglishtes.

Ndërkohë që 29 mësues të tjerë janë vetëkarantinuar dhe u është kryer tamponi dhe priten rezultatet, ndërsa mësimi vijon normalisht, përmes mësuesve zëvendësues.

Ditën e sotme u raportua për 257 të infektuar, të cilët u konfirmuan nga 1398 tampone të kryer. 83 prej rasteve rezultuan në Tiranë.