Aktualitet

22 viktima/ Pas 5 ditësh mjekim ndërron jetë 90-vjeçari me koronavirus tek Infektivi

22 viktima/ Pas 5 ditësh mjekim ndërron jetë 90-vjeçari me

Një pacient 90-vjeçar ka humbur jetën në spitalin Infektiv, si pasojë e tromboembolisë pulmonare.

90-vjeçari ishte i prekur edhe nga COVID19 dhe vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese (tromboemboli pulmonare, diabet mellitus, hipertension). Pacienti ndodhej i shtruar prej 5 ditësh në spitalin Infektiv në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas mjekëve që e kanë trajtuar gjatë gjithë kësaj kohe, shkaku i vdekjes së 90-vjeçarit është tronboembolia pulmonare.