Shkon në 4 numri i avionëve në flotën e kompanisë sonë të flamurit, ‘Fishta’ mbërrin në Rinas

E Premte 31 Mars 2023, 22:42
TiranaPost
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar avionin e ri të “Air Albania”, të quajtur “Fishta”. Rama njofton se me ‘Fishtën’ arrin në 4, numri i avionëve të linjës së fluturimeve 'Air Albania'.
“Ja edhe Fishta zbriti në Tiranë duke e çuar në katër avionë flotën e kompanisë sonë të flamurit”, shkruan Rama.
Fishta pason avionët e mëparshëm të linjës ‘Air Albania’ Lasgushin, Migjenin dhe Naimin.