Aktualitet

Shkon në Kuvend projektligji për blerjen e vaksinës anti-Covid. Marrëveshja kushton 3.9 milionë dollarë (Detajet)

Shkon në Kuvend projektligji për blerjen e vaksinës anti-Covid.

U depozitua sot në Kuvend projektligji për blerjen e vaksinës anti-Covid, sipas të cilit parashikohet që të blihet vaksina kur të dalë në treg, marrëveshje e cila është lidhur me kompaniën ‘Covax’.

Në këtë projektligj përcaktohet qartë se 1 milion e 140 mijë vaksina anti-COVID do të blihen për 3.9 milionë dollarë.

Shuma në fjalë do të paguhet nga buxheti për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Projektligji:

Shuma totale është 3 990 000 (tre milionë e nëntëqind e nëntëdhjetë mijë) dollarë amerikanë. Pas pagesës GAVI (Kompania qe prodhon vaksinen COVAX) do të marrë përsipër:

-të njoftojë pjesëmarrësin me shkrim, herë pas here, për çdo mundësi për të blerë vaksinat e miratuara nga një prodhues i përcaktuar (“Mundësia e blerjes”);

-që, për çdo mundësi blerjeje do të përcaktojë kushtet kryesore të prokurimit dhe të shpërndarjes së vaksinave të miratuara nga prodhuesi përkatës i përcaktuar. Pjesëmarrësi pranon që kushtet e parashikuara në mundësinë e blerjes nuk mund të negociohen dhe do të jenë të detyrueshme për pjesëmarrësin, nëse ai merr pjesë në një mundësi blerjeje;

-nëse pjesëmarrësi nuk dëshiron të marrë pjesë në një mundësi blerjeje, pjesëmarrësi do të njoftojë GAVI-n, me shkrim, në mënyrë thelbësore në formën e shtojcës 2 (Forma e njoftimit për mospjesëmarrje) brenda periudhës së specifikuar nga GAVI në njoftimin e një mundësie blerjeje (një njoftim i tillë, është “Njoftimi për mospjesëmarrje”);

-nëse pjesëmarrësi nuk i dorëzon një njoftim për mospjesëmarrje GAVI-t, brenda periudhës së specifikuar nga GAVI në njoftimin e mundësisë së blerjes, GAVI mund të njoftojë herë pas here pjesëmarrësin për opsionin e secilit prodhues të përcaktuar për të blerë vaksinat e miratuara (një “Opsion blerjeje”); dhe

-gjatë ushtrimit të një opsioni blerjeje nga një prodhues i përcaktuar,

“Qëllimi i projektligjit është ratifikimi i marrëveshjes së angazhimit, ndёrmjet Republikës së Shqipërisë dhe Aleancës GAVI, për pjesëmarrjen në strukturën globale të qasjes në vaksinat COVID-19 (COVAX Facility), e cila është miratuar, në parim, nga Këshilli i Ministrave, me vendimin nr.734, datë 16.9.2020, “Për miratimin, në parim, të marrëveshjes së angazhimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, dhe Aleancës GAVI, për pjesëmarrjen në strukturën globale të qasjes në vaksinat COVID-19 (COVAX FACILITY)”, thuhet në projektligjin e depozituar në Kuvend.