Aktualitet

Shkresa: Gruaja e Ndroqit, konsulle nderi e Kosovës në Vlorë. Çfarë fshihej pas fiksimit të biznesmenit për makinat me targa diplomatike

Shkresa: Gruaja e Ndroqit, konsulle nderi e Kosovës në Vlorë.

Në listën e pronave të çiftit Ndroqi (Pasmaçiu) të sekuestruara dje me urdhër të SPAK, janë dhe disa makina luksi me targa diplomatike.

Thuajse gjithë biznesmenët e Tiranës spikatin për luksin e automjeteve dhe Ndroqi nuk bënte përjashtim. Por Ndroqi njihej në qarqet e biznesit në për “fiksimin” për ti pajisur këto mjete me targa diplomatike.

Për këtë duhen titujt diplomatikë.

Vetë Ndroqi ka qenë më herët konsull nderi i Meksikës në Shqipëri, status që i jepte të drejtën e lëvizjes me targa diplomatike.

Disa e ironizonin duke ia justifikuar këtë mani, si edhe atë të truprojeve me ngjyrë, me vanitetin dhe dëshirën e tij për të rënë në sy.

Në fakt, makinat me targa të tilla janë imune ndaj kontrolleve policore.

Sic shihet nga kjo shkresë e botuar nga mediat në Kosovë, talenti diplomatik i Yllit me sa duket ka rastisur ngjitës. Edhe bashkëshortja është angazhuar fuqishëm në të njëjtën fushë:

Artikulli i publikuar nga Gazeta Dita.