Shmanget tragjedia në Shkodër. 49-vjeçari qëllon me pistoletë në drejtim të një grupi me fëmijë

E Martë 5 Korrik 2022, 11:03
TiranaPost
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Shkodrës. Një 49-vjeçar ka qëlluar me pistoletë në drejtim të një grupi fëmijësh 13-15 vjeç.
Fatmirësisht, fëmijët kanë pikasur personin që po vinte drejt tyre me pistoletë dhe janë larguar me shpejtësi. Ndërsa njëri prej tyre është lënduar pasi 49-vjeçari e goditi me qytën e pistoletës.
Policia ka treguar se ngjarja ndodhi pasi djali i 45-vjeçarit, ishte konfliktuar me fëmijët pak më parë. Autori është vetëdorëzuar në polici ditën e sotme.