Aktualitet

Shmangni lëvizjen me makinë brenda Vlorës: Njoftimi me rëndësi nga fluksi me pushues drejt plazhit

Shmangni lëvizjen me makinë brenda Vlorës: Njoftimi me

Temperaturat e larta dhe fillimi i muajit gusht, ku shumë prej qytetarëve marrin pushimet nga puna apo kthehen nga vende të tjera, kanë bërë që rrugët drejt plazhit kryesisht të jugut të mbushen me makina, duke krijuar trafik e duke e bërë të vështirë lëvizjen normalisht.

Për shkak të situatës, policia iu bën apel të gjithë shoferëve që të shmangin qarkullimin brenda qytetit të Vlorës dhe në vend të saj të përdorin BYPASSI-in duke u futur që në rrethrrotullimin e Nartës për në BYPASS. Policia bën thirrje gjithashtu që të tregohet kujdes me ngarjen e makinës dhe të respektohen rregullat e qarkullimit rrugor: Aty ka fluks apo lëvizje të ngadalta, makinat të qëndrojnë në radhë.

Njoftimi i plotë:

Policia Rrugore

Nisur nga fluksi shumë i madh i mjeteve që qarkullojnë në drejtim të zonave bregdetare dhe konkretisht fluksit shumë të madh brenda qytetit të Vlorës, të cilët qarkullojnë për në drejtim të Himarës. Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të shmangin qarkullimin brenda qytetit të Vlorës dhe të përdorin BYPASSI-in duke u futur që në rrethrrotullimin e Nartës për në BYPASS.

Njëkohësisht Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respketojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të qëndrojnë në radhë ku ka fluks apo lëvizje të ngadalta si pasojë e fluksit të madh të automjeteve, të mos qarkullojnë me shpejtësi pasi në cdo aks rrugor ka radarë dhe patrulla të lëvizshme të Polcisë Rrugore që monitorojnë me kamera qarkullimin.

Policia Rrugore fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe Komisariatin Dixhital çdo shkelje të qarkullimit rrugor duke ju garantuar reagim të menjëhershëm të patrullave të Policisë Rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë.

*Tiranapost.al