Aktualitet

Shndërruan pikën e karburantit në laborator droge! Tre të arrestuar në Lushnjë, dy prej të cilëve punonjës të OSHEE

Shndërruan pikën e karburantit në laborator droge! Tre të

Policia e Lushnjës ka zbuluar një laborator që përdorej për kultivimin e bimëve narkotike kanabis në fshatin Krutje.

Një pikë karburanti e dalë jashtë funksioni ishte përshtatur për të kultivuar lëndë narkotike me anë të ngrohjes me llamba. Pronari i kësaj pike, Ervin Rista është shpallur në kërkim, ndërkohë që 40-vjeçari Mario Çela u arrestua në flagrancë në vendin e aktivitetit kriminal.

Së bashku me të janë arrestuar Mestan Zoto 64 vjeç dhe Vilsi Liçi 23 vjeç, të dy punonjës të OSHEE. Në kuadër të operacionit janë shpallur në kërkim shtetasit Lirim Serdani, 54 vjeç dhe Igli Borova, 27 vjeç, banues në Fier, si bashkëpunëtorë të dyshuar në kultivimin e lëndës narkotike.

Gjatë operacionit shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale pajisjet elektrike që kanë shërbyer për kultivimin e bimëve narkotike dhe fidanë të dyshuar narkotikë kanabis, të kultivuar në kushte laboratorike.

Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Lirim Serdani u gjetën dhe u sekuestruan disa fishekë luftarak dhe pajisje që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike në kushte laboratorike.

Materialet për veprime të mëtejshme do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Shpërdorim detyre”, “Vjedhja e energjisë elektrike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Tiranapost.al