Aktualitet

Shoferi i dehur ngjitet në trotuar dhe aksidenton 4 kalimtarë në Tiranë

Shoferi i dehur ngjitet në trotuar dhe aksidenton 4 kalimtarë në

Një aksident me makinë në Tiranë për pak sa nuk u kthye në tragjedi.

Drejtuesi i automjetit, i cili ishte në gjendje të dehur, i ka rrezikuar jetën katër këmbësorëve të cilët ishin duke ecur në trotuar.

49-vjeçari me iniciale A.L humbi kontrollin e automjetit dhe u ngjit në trotuar duke aksidentuar këmbësorët : E.Y., L.Y., L.D., dhe M.SH.

Ata janë dërguar në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

49-vjeçari u arrestua, ndërsa rasti u referua në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.