Aktualitet

Shoferi që goditi makinën me katër vajzat ishte me shpejtësi tej normave: Çfarë zbuloi tjetër ekspertiza

Shoferi që goditi makinën me katër vajzat ishte me shpejtësi

Një aksident tragjik ndodhi mbrëmjen e djeshme ku dy vajza të reja humbën jetën, ndërsa dy të tjera u plagosën dhe janë të shtruara në spital në gjendje të rëndë. Ato po udhëtonin me një makinë të tipit Volkswagen kur një makinë Benz i goditi nga pas.

Shoferi që goditi makinën me katër vajzat ishte me shpejtësi

Po si ndodhi ngjarja tragjike? Sipas ekspertizës, shoferi Behar Pema, 58 vjeç ka qenë me shpejtësi 160 kilometër për orë, ndërkohë që në testin e alkoolit rezultoi se kishte pirë në nivelin 0.99 mg/ l.

Në vendin ku ndodhi aksidenti tragjik, në dalje të tunelit të Elbasanit nuk janë gjetur shenja frenimi nga ana e shoferit, dhe goditja ka qenë fatale për dy nga vajzat në sediljen e pasme të Volkswagenit. Për pasojë humbën jetën: Lusinda Garunja dhe Xheneta Qallia, banuese në Shkodër, 23 dhe 21-vjeçe.

Shoferi që goditi makinën me katër vajzat ishte me shpejtësi
Lusinda Garunja

Ndërsa të plagosura mbetën shoferja Denisa Dibra, 26 vjeçe dhe motra e Lusindës, Nervida Garunja.

Shoferi që goditi makinën me katër vajzat ishte me shpejtësi
Nervida Garunja dhe Denisa Dibra

U deshën forcat zjarrfikëse që të nxirrnin vajzat e bllokuara prej disa minutash brënda makisës.

Shoferi i Benzit, Behar Pema është marrë në pyetje mbrëmë nga policia dhe pas testit të alkoolit është arrestuar.