Aktualitet

Shoqata serbe i dërgon letër Ramës: Duam marrëveshje me shqiptarët, por jo me kriminelët

Shoqata serbe i dërgon letër Ramës: Duam marrëveshje me

Media serbe “Tanjug” publikoi sot një artikull ku shkruan se një shoqatë e familjeve të të rrëmbyerve dhe të vrarëve serbë në Kosovë dhe Metohije i kanë shkruar një letër të hapur kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Në letër shkruhet se kërkohet një marrëveshje me shqiptarët, por jo me “kriminelët e luftës së UÇK-së”, shkruan Tanjug.

“Me deklaratën e Ramës se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, duhet të flasë me Prishtinën dhe se nuk ka asnjë shans për të negociuar me Perëndimin për shqiptarët, Shoqata i kujtoi kryeministrit të Shqipërisë që ka varre masive të serbëve nga ‘Shtëpia e Verdhë’ në territorin e tij, në të njëjtën kohë, askush nuk ishte përgjegjës për viktimat në Kosmet”, raporton media serbe.

Shoqata serbe i dërgon letër Ramës: Duam marrëveshje me

Shoqata thekson se, Rama nuk mund t’i kuptojë kurrë "familjet e viktimave serbe dhe të Kosmetit që ishin të vetmit që nuk morën drejtësi nga Gjykata e Hagës, ndërsa kriminelët e luftës Thaçi, Haradinaj, Veseli, Limaj, në vend që të burgoseshin për krime kundër viktimave të Kosmetit, janë promovues të UÇK-së”.

Kjo letër vjen pas fjalimit dhe deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me aktakuzën për krime lufte ndaj Presidentit të Kosovës. Pas lajmit për aktakuzën, familjarët e serbëve që u vranë ose që rezultojnë ende si të zhdukur nga lufta e Kosovës në vitet 1998-1999 thanë pak ditë më parë se shpresojnë që një gjykim i presidentit të Kosovës Hashim Thaçi do t’u mundësojë atyre informacione të reja, një përfundim dhe drejtësi./ Burimi Tanjug

Lexo me shume: