Aktualitet

Shoqëria civile protestë para parlamentit për projektligjin për parkun kombëtar të Butrintit.

Shoqëria civile protestë para parlamentit për projektligjin

Shoqëria civile po proteston para parlamentit, ku ditën e sotme në seancë plenare do të diskutohet për projektligjin për menaxhimin e parkut kombëtar të Butrintit.

Ish- drejtori i Institutit të Monumenteve të Kulturës, Apollon Baçe tha se ky plan është qesharak.

“Në shtëpinë tonë ne do jemi mysafirë. Fitimi i kalon fondacionit dhe jo shqiptarëve”, deklaron ai.