Aktualitet

Shoqja e 15 vjeçares tregon për rojen famëkeq: Rrinte në tualetin e vajzave, na thoshte do t’u jap para

Shoqja e 15 vjeçares tregon për rojen famëkeq: Rrinte në

E kthyer ndaj kameras për të mos u identifikuar, shoqja e ngushtë e 15 vjeçares të abuzuar nga roja dhe tre djem të rinj në Kamzë, ka rrefyer se është bullizuar në shkollën 'Azem Hajdari' dhe përdhunuar gjithashtu, por jo nga roja e shkollës.

Në emisionin me Zemër të hapur, ajo tha se kishte qenë personi që kishte shtyrë 15 vjeçaren të denonconte rojen Abaz Doku. Për të ka thënë se ai qëndronte gjatë gjithë kohës në tualetin e vajzave dhe u duhej të prisnin deri sa të dilte nga frika se mos i abuzonte.

Ajo tha:

 “Jo abazi me mua s’ka arritur të abuzojë me mua sepse kam lënë shkollën në klasë të 7. Ndryshova shkollën. Kur shkova në banjo e gjenim në banjon e shkollës. Dhe duhet të prisnim derisa ai të dilte. Pasi jam larguar unë nga shkolla, janë vendosur kamera.

Pse nuk tregonit? E pyet drejtuesja e emisionit dhe ajo përgjigjet:

Mua s’mi merrnin për bazë denoncimet sepse për mua gjithmonë kanë menduar se jam problematike. Kur kam qenë në klasë të 7 një djalë shkolle më përplasi pas murit. Kam qenë e bullizuar në shkollë sepse konsideroheshim si nxënës të dobët”.

Shoqja e 15 vjeçares ka treguar gjithashtu se pak para denoncimit ndaj rojes: Ai u ka dalë para dhe u ka ofruar  para, ndërkohë duke bërë veprime të turpshme.

 “Pak orë para se ajo të dalë para patrullës, Abaz Doku ka dalë para dhe na thoshte se do tu jap para, e bënte gjeste. Ne u larguam nga ai duke vrapuar. Filloi të na vinte nga pas sërish. Gjetëm një rrugicë.  Fola me të dhe i dhashë kurajo që të bënte denoncim”.

Roja dhe tre të rinjtë morën masën e arrestit me burg. 

Shoqja e 15 vjeçares tregon për rojen famëkeq: Rrinte në