Aktualitet

Shpallet i pafajshëm efektivi i RENEA-s që iu gjet kokainë në makinë

Shpallet i pafajshëm efektivi i RENEA-s që iu gjet kokainë

Efektivi i RENEA-s, Xhulio Liçi është shpallur i pafajshëm për akuzat e “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve Narkotike”.

Kujtojmë se ai u arrestua në maj, bashkë më dy persona të tjerë, Ded Nimani dhe Luan Gaçi, pasi në makinën e tij u gjet 1 kilogram kokainë.

Ded Nimani para hetueve është ka marrë përsipër fajin duke deklaruar se asnjëri prej dy të tjerëve nuk kishte dijeni për drogën dhe çdo gjë është bërë prej tij. Bazuar në këtë deklaratë të tij dhe mungesën e provave, Prokuroria liroi nga akuzat efektivin e forcave RENEA.

Tiranapost.al