Aktualitet

Shpërblimi i fundvitit për pensionistët do të nisë nga 1 dhjetori

Shpërblimi i fundvitit për pensionistët do të nisë nga

Shpërblimi i fundvitit për pensionistët, në vlerën e 5 mijë lekëve do të nisë të shpërndahet prej 1 dhjetorit. Bonusin do mund ta marrin bashkë me pagesën mujore të pensionit rreth 687 mijë qytetarë, 585 mijë e 809 në zonat urbane dhe 101 mijë e 114 në ato rurale.

Shpërndarja e pagesës do të bëhet sipas grafikut të zakonshëm, pra në datat kur të moshuarit apo kategoritë e tjera të përfituesve tërheqin pensionin. Instituti i Sigurimeve Shoqërore tregon se tërheqja e pagesës mund të bëhet edhe pas datës 31 dhjetor.
Fondi në dispozicion për bonusin e këtij viti është në vlerën e 3.5 miliardë lekëve, ndërsa në 2024-n shuma do të rritet në 3.6 miliardë lekë.