Shpërndanin drogë në oborret e shkollave, policia operacion me 233 arrestime

E Enjte 14 Shtator 2023, 12:37
TiranaPost
Muhamet Rrumbullaku, drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ka dhënë detaje në lidhje me megaoperacionin e zhvilluar ditën e sotme në mbarë vendin.
Në një konferencë për mediat ai thekson se janë goditur 23 grupe kriminale që shpërndanin lëndë narkotike në shkolla.
“Për garantimin e sigurisë së nxënësve në shkolla, janë implementuar disa masa të reja. Një prej tyre është intensifikimi i luftës për tregtimin e lëndëve narkotike pranë ambienteve në shkolla. Megaoperacioni i sotëm lidhet direkt me të ardhmen e fëmijëve tanë”, tha Rrumbullaku.