Aktualitet

Shpërthejnë zjarret në ishullin spanjoll të Tenerife, mijëra të evakuuar

Shpërthejnë zjarret në ishullin spanjoll të Tenerife,

Flakë të forta pushtuan ishullin spanjoll të Tenerife-s në orët e para të së dielës ndërsa një zjarr i egër që shpërtheu në veri të ishullit mbeti jashtë kontrollit.

Banorët thanë se nuk kishin parë zjarre të një përmasave të tilla në ishull.

Shërbimet e urgjencës në Kanarie thanë se më shumë se 26 mije njerëz ishin evakuuar nga shtëpitë e tyre deri të shtunën pasdite, nga 4 mijë e 4,500 të premten. Rreth 11 qytete janë prekur deri tani.

Vapa përvëluese dhe moti i thatë këtë verë kanë shkaktuar zjarre jashtëzakonisht të rënda në Evropë, duke përfshirë ishullin La Palma të Spanjës në korrik.

Shkencëtarët thonë se ndryshimi i klimës ka çuar në ngjarje më të shpeshta dhe më të fuqishme të motit ekstrem.

Tiranapost.al