Aktualitet

Shpërthimi i bombolës në Velipojë: Pas dy vajzave, ndërron jetë nëna e familjes Gjoka

Shpërthimi i bombolës në Velipojë: Pas dy vajzave,

Alketa Gjoka, 40 vjeçe ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, në spitalin në Itali ku u dërgua bashkë me tre fëmijët e saj për t'u kuruar pas djegieve të shkallës së rëndë që pësuan.

Më 4 korrik , ajo me tre fëmijët shkuan në hotelin e tyre në Velipojë për të bërë përgatitjet për turistët, por shpërthimi i një bombole gazi brenda në hotelin ku ende nuk ishte hapur, shkaktoi tragjedinë për gjithë familjen Gjoka, përveç kryefamiljarit i cili në kohën kur ndodhi ngjarja ndodhej me punë në Itali.

Alketa Gjoka me tre fëmijët u dërguan në Itali për t’u kuruar, por vetëm djali i vogël i familjes Gjoka 12 vjeç ka mbijetuar. Aktualisht ai ndodhet në spital në Itali duke u kuruar për djegiet që mori.

*Tiranapost.al.