Aktualitet

Shpronësohen të gjithë pronarët e Sarajeve të Toptanëve!

Shpronësohen të gjithë pronarët e Sarajeve të

Ministrja e Kulturës , Elva Margariti, pas mbledhjes së qeverisë ka thënë se sot është aprovuar vendimi për të shpronësuar të gjithë pronarët në zonën e Toptanasve dhe hapësra do të jetë në funskion të artit dhe kulturës.

"Sot qeveria ka aprovuar shporënësimin e pronarëve në zonën e Toptanasve që do të kalojë në projektin e restaurimi të kësaj godine, kjo i vë fundin një episodi të gjatë, ku e dini që kaloi në një ngjarje tragjike ku i vunë flakën, sot qeveria mori vendimin që kjo sagë të përfundojë me shpronësim dhe hapësira do të jetë në funksion të artit dhe kulturës. Do përfshijë një hapësirë për librin stil amerikan", tha Ministrja e kulturës, Elva Margariti.

Tiranapost.al.Z.B