Aktualitet

Shqetësimi i doktoreshës Çomo: Kanë kaluar 5 muaj nga pandemia, por fluksi i të sëmurëve rëndë po shtohet

Shqetësimi i doktoreshës Çomo: Kanë kaluar 5 muaj nga

Kanë kaluar 5 muaj nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit dhe fluksi i pacientëve të shtruar në spitale të Covid dhe viktimave është shtuar. Ky është shqetësimi që shpreh shefja e Shërbimit Infektiv Najada Çomo e cila në një video-mesazh të publikuar së fundmi u bën apel qytetarëve që të respektojnë masat e thëna gjatë gjithë kësaj kohe: Maska, distanca dhe higjiena.

‘Virusi është midis jush. Natyrisht që është edhe midis nesh si personel shëndetësor që u shërbejmë juve. Ne jemi për t’ju shërbyer juve. Ju jeni për të mbrojtur shëndetin tuaj, dhe për t’u pakësuar numri i personave që vijnë në spital’, shprehet Çomo.

Më poshtë keni mesazhin e plotë.

Jemi në sezonin e verës. Kanë kaluar 5 muaj dhe fluksi i pacientëve të paraqitur në shërbimin infektiv ka ardhur u shtuar me të sëmurë rëndë, natyrisht edhe me humbje jete.

Unë kam një apel për qytetarët që na ndjekin, që gjithë këto muaj pune intensive në shërbimin infektiv, që nga dimri deri në verë janë lodhje dhe punë e jashtëzakonshme. Por kam një apel që, ju lutem respektoni masat e thëna, që janë elementë shumë të pakët, që është mbajtja e maskës, ruajtja e distancimit fizik, me njëri tjetrin, dhe frekuentoni sa më pak ambientet publike apo situata ku grumbullohen njerëz sepse janë vendi më i rrezikshëm për t’u infektuar nga Covid19.

Virusi është midis jush. Natyrisht që është edhe midis nesh si personel shëndetësor që u shërbejmë juve. Ne jemi për t’ju shërbyer juve. Ju jeni për të mbrojtur shëndetin tuaj, dhe për t’u pakësuar numri i personave që vijnë në spital.