Aktualitet

Shqetësimi i Metës nëse do kishte dalë pozitiv: U dhashë dorën personelit të ministrisë së Shëndetit

Shqetësimi i Metës nëse do kishte dalë pozitiv: U

'Pata vetëm një shqetësim para se të merrja përgjigjen e analizave,  sepse pata në zyrë ministren e Shëndetit, zotin Brataj, që për fat të keq është prekur dhe drejtues të tjerë të ministrisë, s’kisha shqetësim nëse isha prekur por se mund ta kisha transmetuar pasi u kisha dhënë dorën gjithë personelit të ministrisë së Shëndetit dhe gjithë atyre që kisha takuar ato ditë'.  

Këtë tha presidenti Meta i cili para disa ditësh iu nënshtruar testit për covid-19 pasi në palestrën ku kishte shkuar kishte takuar një person që rezultoi i infektuar. Meta tregoi se ka bërë një test të dyfishtë dhe rezultoi negativ, pra pa virus.

Në lidhje direkte nga emisioni RealStory, Meta u bëri thirrje atyre që kanë dyshime të bëjnë testin:

'Bera testin thejsht për merak. Secili që ka një dyshim duhet a bëjë këtë test jo vetëm për shëndetin e tij por të miqve familjarëre, bashkëpunëtorëve'.

Kujtojmë se shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj rezultoi i infektuar me koronavirusi. Ai ka qenë i pranishëm në mbledhjet e task-forcës së ministrisë së Shëndetit, por fatmirësisht deri më tani nuk ka të konfirmuar me virus. Brataj ndpodhet në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.