Aktualitet

Shqetësimi i një qytetari për vëllanë: Kam tre ditë që s’di asgjë, e mbajnë tek Covid 2 por s’ka virus

Shqetësimi i një qytetari për vëllanë: Kam tre

Një qytetar i Lezhës shpreh shqetësimin e tij për të vëllanë i cili ndodhet në spitalin Covid por në tamponin që ka kryer ai nuk ka rezultuar me koronavirus. Prej tre ditësh ai nuk di asgjë për të vëllanë, ndërsa pretendon se mjekët i kanë thënë që vëllai i tij nuk duhet të mbahet në atë spital pasi ka probleme me kokën dhe jo simptoma të virusit.

Ai ishte dërguar në spitalin e Lezhës dhe pas dyshimeve për virus u dërgua në Tiranë ku vijon ende, ndërsa vëllai e pret jashtë. Ai thotë se vëllai i tij edhe mund të ketë ndërruar jetë, por askush nuk i del për ti thënë çfarë ka ndodhur.

Për ABC News ai ka thënë:

“Vëllai im prej tre ditësh është aty. Erdhëm nga Lezha. Erdhëm tek Infektivi. Kishte dyshime për Covid. Tamponi doli negativ. Një doktoreshe që takuam dje tha nuk e dimë pse na e kanë sjellë këtu se nuk është për këtu. Ai ka probleme në kokë.

Por këtu nuk është për atë punë, Nuk e di pse e mbajnë te Covidi. Nuk dimë asnjë të dhënë për vëllain. As e kam parë vëllain. Jemi në pavijon për Covid, por nuk ka Covid. Mjekun nuk e njohim. Atë ditë që e sollëm në urgjencë thanë se do i përcaktojnë diagnozën. Ata nuk na japin asnjë shpjegim. Asnjë sqarim.

Ne duam ta çojmë aty ku duhet jo për Covid. Mund të ketë vdekur ai dhe ne nuk dimë asgjë. Asnjë njeri nuk na jep informacion. Prej tre ditësh jemi këtu ditë e natë. Dua të di çfarë bëhet me vëllain tim. Dua të shkojë aty ku duhet vëllai im.

Pse e mbajnë këtu kur nuk është me Covid. Problemi i tij është në kokë. Është në gjendje shoku. Doktoresha vetë e tha se nuk e di pse e kanë sjellë këtu se nuk është për këtu. Doktoresha tha nuk është për këtu por më erdhi keq dhe nuk e ktheva”.