Aktualitet

Shqetësuese situata e Covid në Tiranë: Shënohet numri më i lartë i të infektuarve të rinj

Shqetësuese situata e Covid në Tiranë: Shënohet numri

135 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid në 24 orët e fundit, ndërsa ka humbur jetën një pacient i infektuar. Ndërkohë shqetësuese situata bëhet në Tiranë, ku regjistrohet numri më i madh i të infektuarve brenda një dite, 113 raste.

“Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 586 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 135 persona janë konfirmuar të prekur nga Covid 19. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 113 raste në Tiranë, 11 në Durrës, nga 2 raste në Kukës, Vorë, nga 1 rast në Shkodër, Krujë, Has, Kavajë, Vlorë, Tropojë, Kamëz.  Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 72 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3227, që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 122 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 20 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar. Fatkeqësisht, edhe pas përpjekjeve të mëdha të ekipeve mjekësore, nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen një 58 vjeçar nga Tirana”, njoftoi  Dr. Marjeta Dervishi nga ISHP.

COVID-19 – Statistika (7 Gusht 2020)

Testime totale 44881
Raste pozitive 6151
Raste të shëruara 3227
Raste Aktive 2735

Humbje jete 189 (Qarku Tiranë 91, Shkodër 31, Durrës 28, Fier 10, Elbasan 7, Lezhë 5, Kukës 5, Korçë 5, Vlorë 4, Dibër 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1558
Durrës 348
Shkodër 231
Vlorë 98
Fier 90
Kukës 94
Korçë 85
Lezhë 80
Elbasan 45
Berat 44
Dibër 33
Gjirokastër 29