14 vjet në NATO, SHBA: Shqipëria partnere e besueshme, ka promovuar paqen dhe dhe stabilitetin rajonal

Shqipëria sot shënon 14 vjetorin e anëtarësimit zyrtar në NATO. Vendi ynë mori për herë të parë pjesë si anëtare me të drejta të plota e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior në samitin që u mbajt në Strasbourg/Kehl më 4 prill 2009, ndërkohë që më 7 prill 2009, në selinë e Aleancës në Bruksel, u zhvillua ceremonia zyrtare e ngritjes së flamujve të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO.
Ambasada e SHBA në një postim në Twitter thotë së Shqipëria është një partnere e besueshme dhe mezi pret të vazhdojë të punojë me vendin tonë drejt synimeve tona të përbashkëta për një të ardhme më të sigurt.
"Sot bëhen 14 vjet nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO më 1 prill 2009. Shqipëria ka qenë që atëherë një kontribuues aktiv në përpjekjet e mbrojtjes kolektive dhe stabilitetin rajonal. Si një anëtare vendimtare e NATO-s, Shqipëria ka treguar përkushtimin e saj për të promovuar paqen dhe sigurinë dhe ka luajtur një rol jetik në mbështetjen e misioneve dhe operacioneve të drejtuara nga NATO. Si një aleat dhe partner krenar, Shtetet e Bashkuara vlerësojnë partneritetin tonë të fortë me Shqipërinë dhe mezi pret të vazhdojë të punojë së bashku drejt synimeve tona të përbashkëta për një të ardhme më të sigurt dhe më të begatë", shkruan ambasada e SHBA.