Aktualitet

Shqipëria aplikon për t’u anëtarësuar në Mekanizmin e BE-së për Mbrojtjen Civile

Shqipëria aplikon për t’u anëtarësuar në

Shqipëria ka aplikuar zyrtarisht për t’u anëtarësuar në Mekanizmin e BE-së për Mbrojtjen Civile. Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp me komisionerin e BE-së për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenercic tha se anëtarësimi është një hap shumë domethënës dhe lehtësim i madh për vendin.

Shqipëria aplikon për t’u anëtarësuar në

“Falë ndihmës së komisionerit ne kemi marrë ndihmë nga ky mekanizëm në përballjen me zjarret e rënda të vitit të shkuar ku mjetet e rënda që u përdorën nga shtete si Holanda apo Çekia u përkisnin këtij mekanizmi. Evropa këtë mekanizëm e ka ngritur për të përballur së bashku ndikimin e ndryshimit të klimës dhe pasojat e ndryshimit të klimës në mjedisin tonë. Jo vetëm kaq, por për të përballur bashkë krizat e rënda. Ky mekanizëm është në krye të përpjekjes për të garantuar mbështetje të madhe për Ukrainën. Anëtarësimi i Shqipërisë në këtë BE të mbrojtjes civile që funksionon me këtë mekanizëm është një hap domethënës dhe një lehtësim i madh për ne duke pasur parasysh nevojat që kemi. Nuk bëhet fjalë vetëm për të marrë por edhe për të dhënë. Dua të falenderoj komisionerin. E pamë të udhës që dorëzimin e letrës së interesit për anëtarësimin e Shqipërisë në këtë union ta bëjmë edhe publikisht nëpërmjet meje.”, tha Rama