Shqipëria dhe Italia marrëveshje për pensionet, përfitojnë gjysmë milion shqiptarë

E Martë 26 Korrik 2022, 17:54
TiranaPost
Italia do të njohë vitet e punës së shqiptarëve që kanë punuar dhe jetojnë në vendin fqinj.
Marrëveshja reciproke e pensioneve mes qeverive të dy vendeve pritet të nënshkruhet së shpejti.
Kryeministri Edi Rama thotë se prej kësaj marrëveshjeje pritet të përfitojnë gjysmë milion shqiptarë.
Postimi në Facebook i Kryeministrit Edi Rama:
Shqipëria dhe Italia sapo kanë përfunduar negocimin teknik të marrëveshjes për pensionet.
Pas përfundimit të procesit teknik do të ndiqen procedurat për ratifikimin e kësaj marrëveshje dhe më në fund, pas një përpjekje të gjatë e thuajse të pamundur, rreth 500 mijë shqiptarë pritet të përfitojnë me hyrjen e saj në fuqi.