Aktualitet

Shqipëria do të ketë regjistër adresash! Çdo shtëpi me kod unik

Shqipëria do të ketë regjistër adresash! Çdo

Shqipëria tashmë do të ketë një regjistër unik adresash i cili do tu shërbejë qytetarëve dhe të gjitha institucioneve. Në bazë të këtij regjistri çdo banesë, çdo biznes, çdo ndërtesë në Republikën e Shqipërisë do të ketë një kod unik të pa replikueshëm.

Kjo do ti japë fund problematikave që lidhen me ofrimin e shërbimeve të duhura tek qytetarët por edhe do të jetë një ndihmë e madhe për turistët të cilët kanë hasur probleme në këtë aspekt në vendin tonë.

“Ne do të punojmë në fillimi me Google dhe pastaj me të gjitha kompanitë e tjera botërore për të aksesuar menjëherë kodin unik dhe përmes këtij kodi unik për tu drejtuar në banesën apo ndërtesën apo hotelin kudo ku një qytetar shqiptar apo i huaj do të shkojë përmes makinës apo në mënyra të tjera. Kështu që besoj që është një arritje e rëndësishme”, tha Balla