Aktualitet

Shqipëria e 6-ta në Europë për numrin e të infektuarve

Shqipëria e 6-ta në Europë për numrin e të infektuarve

Sipas raportit të Universitetit John Hopkins, Shqipëria renditet në vendin e gjashtë në Europë për numrin e të infektuarve për 100 mijë banorë, gjatë dy javëve të fundit.

Raporti ka marrë në konsideratë të dhënat e mbledhura nga 12-26 qershor.

Shqipëria ka mesatarisht 29 të prekur për 100 mijë banorë, ndërkaq Maqedonia e Veriut dhe Kosova mbajnë vendin e dytë dhe të tretë në listë.

Në vendin e parë është Suedia që nuk u mbyll asnjë ditë me 151 raste për 100 mijë banorë.

Kjo është tabela:

Shqipëria e 6-ta në Europë për numrin e të infektuarve

Tiranapost.al