Aktualitet

Shqipëria e gjithë në “black out”

Shqipëria e gjithë në “black out”

E gjithë Shqipëria ka qenë në “black out” mesditën e kësaj të premte. Nga Kukësi në Sarandë qytetarët kanë mbetur pa energji elektrike për gati 20 minuta.

Operatori i Sistemit të Transmetimit ka sqaruar se defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë dhe më pas ka vazhduar me efekt kaskadë në të gjithë vendin.

"Defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë dhe më pas ka vazhduar me efekt kaskadë në të gjithë vendin. Është identifikuar defekt edhe në linjën e Prizrenit.

Nga kqyrja fillestare rezulton se volumet e larta të transmetimit si dhe temperaturat ektreme kane qenë shkaktarët e shkëputjes totale të linjave të transmetimit. OST po merr masa për rikthimin e energjisë elektrike te të gjithë konsumatorëve"