Aktualitet

Shqipëria ende larg imunitetit të masës: Kemi 600 mijë raste ose 25%, dhe sa kohë na duhet?

Shqipëria ende larg imunitetit të masës: Kemi 600 mijë raste

Shqipëria është larg imunitetit të tufës, dhe nëse më parë kërkohej që të paktën të imunizohej 60% e popullsisë, sot me variantin e ri të koronavirusit që transmetohet shumë më shpejt, kërkohet një përqindje më e lartë, pra 70%.

Imunologu Genc Sulçebe në një intervistë tha se Shqipëria ka 600 mijë raste me të infektuar, dhe kjo përkthehet në një % prej 21-25. Sipas llogarive të tij, do duhen disa muaj që të mund të arrihet imuniteti i masës, për të cilën vaksina anti-Covid do të ndihmojë.

Imunologu shpjegon:

Ngatërohet shpesh çështja e imunitetiit të masës. Nga studimi ynë me kampionë të marrë, u pa sa është %. Me testet tona në popullatën e qyteteve urbane, të Tiranës na doli 48 afër 49%. Kjo është për Tiranën, por popullata e Tiranës ka gjysmën e rasteve të Shqipërisë. Nëse kemi parasysh se numri i atyre që janë të infektuar, që mund të kapësh dhe në teste serologjike është në mbi 10 herë më i madh se ato që kap nga testet virusale, me tamponin. Nëse kemi teste të kapur me tamponë, deri tani janë kapur diku më tepër se 60 mijë. Nëse marrim këtë formulë, në gjthë Shqipërinë kemi 600 mijë të infektuar afërsisht. Në Tiranë na dolën me gjysmën e këtyre të infektuar, praktikisht aty afër te 250 deri në 300 mijë të infektuar, por në rang republike është 25 %. Pra nëse do flasim për imunitetin e tufës jemi akoma larg. Jemi te 21-25%, pra jemi shumë larg. Më zhvillimin e varianteve të rinj viralë më ngjitës, nuk është më ideja që ishte para që imuniteti të arrihet me 60% që të kemi ngadalësim të epidemisë. Sot duhet të jetë mbi 70 %. Jemi akoma larg imuniteti të tufës.

Sa kohë do na duhet?

Nuk mund të parashikohet, por me këtë ritëm, nëse ne fillim të korrikut ishim te 7 % dhe pas 6 muajsh shkojmë tek 25 % atëherë sa na duhet të shkojmë tek 70 %? Bëjini llogaritë. Pra na duhen disa muaj.

*Tiranapost.al.