Aktualitet

Shqipëria hyn në Mbrojtjen Civile Europiane. Ndihmë nga BE në çdo rast fatkeqësie natyrore

Shqipëria hyn në Mbrojtjen Civile Europiane. Ndihmë nga BE

Shqipëria ka plotësuar të gjitha kushtet dhe ka hyrë zyrtarisht në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile Europiane. Kjo nënkupton që në rast të çdo fatkeqësie natyrore, si zjarret, tërmetet, përmbytjet, aktivizohen mekanizmat ndërkombëtar për të mundësuar ndihmë në materiale, fonde dhe njerëz.

Shqipëria hyn në Mbrojtjen Civile Europiane. Ndihmë nga BE

Shqipëria hyn në Mbrojtjen Civile Europiane. Ndihmë nga BE

Shqipëria hyn në Mbrojtjen Civile Europiane. Ndihmë nga BE

Lajmin e dha kryeministri Rama në Facebook:

"Shqipëria plotëson të gjitha kushtet dhe bëhet anëtare me të drejta të plota e Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile, çka do të thotë që çdo fatkeqësi natyrore e jona është njëkohësisht fatkeqësi natyrore e Bashkimit Europian, e cila vë menjëherë në lëvizje mekanizmin e mbrojtjes europiane, duke angazhuar për Shqipërinë mjete, njerëz e fonde për përballimin e emergjencës.

Sot jemi një hap më pranë BE-së dhe BE-ja është një hap më afër nesh, në një rrugë që tanimë bëhet çdo ditë e më e përbashkët.

Mirënjohje komisionerit europian për menaxhimin e krizave, Janez Lenar?i?, pa mbështetjen e të cilit kjo arritje domethënëse do të ishte ende e parealizuar."