Aktualitet

Dera u hap në një kohë të mallkuar, por ne do t’i vrasim të gjitha viruset dhe ato të mekanizmit të vjetër shtetëror

Dera u hap në një kohë të mallkuar, por ne do t’i

“Shqipëria hyri në një fazë të re në mes të një lufte botërore”, u shpreh kryeministri Rama në një video-mesazh lidhur me lajmin për miratimin në parim për çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE-në. Kreu i qeverisë tha se ky është një lajm i bukur, por në mendjen e tij ka vetëm një festë: “Festa e çlirimit nga armiku i padukshëm që na ka sulmuar egërsisht!”.

Pjesë nga deklarata e Ramës: 

Sot Shqipëria mori viston për hapjen negociatave për anëtarësim në BE! Më në fund, se për at zot u bënë bajat shty e shty e sajo lloj - lloj vicklash. Po ne nuk tundemi nga e jona dhe megjithëse kjo botë nuk është rrotulluar kurrë kollaj për shqiptarët, Shqipëria nuk ka për të humbur asnjë luftë, as me viruset e vjetër të organizmit tonë shtetëror, që do t’i shkatërrojmë deri në fund me reforma modernizuese e durim; as me virusin arkaik te paragjykimeve të ca të te huajve ndaj nesh, që do ta asgjësojmë pak e nga pak me të vërtetat tona e durim; as me kete virusin e ri qe po i ben zbor gjithe botes, që do ta zmbrapsim me forcën e rezistencës sone e me durim te shumefishuar...

Shqipëria hyri në një fazë të re të historisë së saj, mu në mes të një lufte botërore që askush nuk e di kur do të mbarojë. Ky eshte nje lajm i bukur edhe pse i vonuar, jo për shkakun tone, qe sidoqofte nuk kemi humbur asnje dite duke punuar e duke i bere detyrat e shtepise, njesoj si ta kishim marre PO-ne qyshse e merituam. Po njesoj, ne do te vazhdojme t’i bejme te gjitha detyrat e kesaj shtepie - jo se na e kerkojne ata qe sot na thane me ne fund PO, po se na e kerkon amaneti i te pareve dhe borxhi ndaj femijeve tane.

Nuk do te benim feste edhe sikur kjo PO e shumepritur dhe e plotesishtmerituar te na gjente ne kohe paqeje. Por sot ne ka vetem nje feste ne mendjen time, festa e çlirimit nga armiku i padukshem qe na ka sulmuar egersisht! Sot une jetoj cdo dite per ate dite, si nje dite te madhe clirimi kur do t’ia kemi dale t’i mbijetojme kesaj lufte, duke i ulur me gjithcka kemi mundur humbjet e jeteve dhe lehtesuar vuajtjet e saj te medha, fale rezistences sone popullore! E dua ate dite, si nje dite lotesh dhimbjeje per ata qe nuk u mbijetuan dot plageve te sulmit armik dhe lotesh gezimi per shpetimin e mijera e mijera jeteve, fale solidaritetit te madh kombetar e njerezor te familjes se bashkuar shqiptare! E dua ate dite, si nje dite te madhe vetedijeje kombetare e qytetare per forcen e per miresine e shpirtit shqiptar, qe po sprovohet rende ne kete lufte, e cila jam perdite e me i bindur, do te na forcoje e beje me te mire si njerez e si vend!