Aktualitet

Shqipëria me hartë të re të regjistrimit të pronës: E domosdoshme për njerëzit dhe për integrimin

Shqipëria me hartë të re të regjistrimit të

Shqipëria do të ketë një hartë të re të regjistrimit të pronës. Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri. Luigi Soreca ka postuar statusin në Twitter ku thotë se kjo ndodh falë ndihmës së BE-së për vendin. Flet me shifra për zbatimin e programit me 5,7 milion euro, dhe thotë se kjo do të përmirësojë sigurinë ligjore dhe do të promovojë më shumë investime të huaja, gjithashtu e cilëson një reformë vendimtare për popullin, Shqipërinë dhe integrimin e saj në BE.

Statusi i Luigi Soreca:

Falë ndihmës së Bashkimit Evropian, Shqipëria do të ketë një hartë të re të regjistrimit të pronës.
Me 5,7 milion euro, Programi #EUforPropertyRightsFlag i Bashkimit Evropian do të përmirësojë sigurinë ligjore dhe do të promovojë më shumë investime të huaja. Kjo është një reformë vendimtare për shqiptarët dhe për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka shpërndarë postimin e Ambasadorit Soreca ku shkruan se zgjidhja e të drejtave të pronësisë do të hedhë themelet për një zhvillim më të madh, investime dhe barazi mundësish: Është e domosdoshme.

Postimi i plotë i ambasadores:

Pajtohem plotësisht. Zgjidhja e të drejtave të pronësisë do të hedhë themelet për një zhvillim më të madh, investime dhe barazi mundësish. Është e domosdoshme.

Shqipëria me hartë të re të regjistrimit të

Pritet që nga Drejtoria e Kadastrës të bëhen sqarimet dhe më shumë detaje nga ky program me hartën e re të regjistrimit të pronës.

*Tiranapost.al.