Aktualitet

Shqipëria pjesë e Covax, sa do paguajë qeveria për vaksinën kundër virusit dhe kush do e bëjnë të parët?

Shqipëria pjesë e Covax, sa do paguajë qeveria për

Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje me Covax për sigurimin e vaksinës. Ministrja Manastirliu tregoi se ky proces kalon nëdisa faza dhe kur vaksina më e efektshme të dalë, do të sigurohet fillimisht 20% e sasisë së vaksinave. Sipas ministres do ketë disbursim të parë me 4 milionë dollarë. Ndërsa shtoi se të parët do e bëjnëgrupet e riskuara. Manastirliu tha se vaksinën do e kenë të gjithë, por duken kaluar disa faza. 

Ndiqni pjesë nga intervista në Real Story: 

Ogerta Manastirliu: Është angazhim i qeverisë shqptare me aleancën Gabi, instrument që quhet faciliteti Covax ku janë pjesë 80 shtete në botë që janë duke punuar për të siguruar vaksinën për të patur akses dhe për të siguruar mbulimin e popullatës pasi vaksina të çertifikohet nga OBSH. Qeveria është angazhuar financiarisht sipas marrëveshjes. Fasciliteti Covax ku bëjnë pjesë shumë shtete si Kanadaj , Arabia Saudtie, Katasri Zelanda e Re, Serbia etj shumë vende që kanë nënshkruar, po punojnë bashkë për të sigurar vaksinën. Aktualisht janë 9 kandidatë vaksinash të cilat po punohen nga kompanitë të mëdha si Moderna, Inovio, vaksina e Oxfordit. Qeveria është gati të bëjë parapagimin

Çfarë shumë dhe sa vaksina?

Parashikohet një disbursim i parë 4 milionë dollarë dhe më pas sipas çmimit të vaksinës do kemi vijimin e pagesës për fazën e parë të dozave që do u sigurohen popullatës.

Kur pritet miratimi? OBSH duket konservatore se vende të tjera që po e prodhojnë dhe privatisht, si SHBA

Nëse do marrim facilitetin e Covax përfshihen dhe kompani të SHBA. Ajo që dihet është që vaksinat janë në faza të ndryshme. Por nuk dihet se kur do jetë gati vaksina. Faza e tretë është moderna në SHBA. Pjesa tjetër në fazë të parë dhe të dytë.

Pra do kemi akses dhe tek Moderna?

Covax i përfshin të gjitha ato që garantojnë sigurinë.

Mund të arrijë që në dhjetor?

Jemi në pritje se po vlerësojmë cila do jetë vaksina më efektive dhe më e sigurt. Janë me një dhe dy injeksione. Ka vaksina me dy doza dhe me një.

Sa vaksina do merren?

Faza e parë do jetë në 20% pastaj në vijim të sistemit. Edhe për tu vaksinuar ka një plan vaksinimi që duhet garantuar zinxhiri ftohës, transporti, trajnimi i ekipeve. Vlerësohet që të parët ta bëjnë grupet e riskut, personeli mjekësor, mosha e tretë, ata me sëmundje kronike. Do vaksinohen të gjithë. Fillimisht 566 mijëqytetarë janë në fazën e parë që do vaksinohen. Kjo do ulë infektimin dhe do rrisë imunitetin tek ata me risk. Vaksinat do jenë falas.