Aktualitet

Shqipëria renditet e para në botë për rritjen e Turizmit krahasuar me 2019

Shqipëria renditet e para në botë për rritjen e Turizmit

Shqipëria është radhitur e para në renditjen e Organizatës Botërore të turizmit për rritjen e flukseve turistike krahasuar me vitin 2019, para se të fillonte pandemia e Covid-19.

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë grafikun në rrjetet e tij sociale.

“Shqipëria radhitet e para nga Organizata Botërore e Turizmit (UNWTO) si destinacioni me performancën më të mirë në rritje të flukseve turistike krahasuar me vitin 2019”, shkruan kryeministri.