Aktualitet

Shqipëria vend me rrezikshmëri nga virusi: Ambasada gjermane këshillon qytetarët të shmangin udhëtimet

Shqipëria vend me rrezikshmëri nga virusi: Ambasada gjermane

Ambasada gjermane në Shqipëri ka publikuar një status në Facebook ku këshillon qytetarët gjermanë të shmangin udhëtimet, duke kategorizuar vendin me rrezikshmëri nga koronavirusi.

"Nëse këtë verë keni planifikuar një udhëtim nga Gjermania për në Shqipëri, ju lutemi që të merrni në konsideratë sa vijon: Ministria e Jashtme Federale vazhdon të paralajmërojë mbi të gjitha udhëtimet jo të domosdoshme (përfshirë arsye pushimi, pushime në vendlindje, vizita familjare etj.) për në Shqipëri. Kjo vlen deri më 31 gusht 2020”.

Mes të tjerash ambasada shkruan se Shqipëria aktualisht kategorizohet nga institucionet shëndetësore gjermane si vend me rrezikshmëri për shkak të situatës epidemiologjike dhe se ka mundësi të kufizuara testimi. Për ata që kthehen nga Shqipëria në Gjermani do të ketë karantinë 14 ditë.

Postimin e plotë e gjeni si më poshtë:

+++ Paralajmërimi për udhëtime në Shqipëri vlen edhe më tej - pas kthimit në Gjermani vlejnë rregullat e karantinimit +++

Nëse këtë verë keni planifikuar një udhëtim nga Gjermania për në Shqipëri, ju lutemi që të merrni në konsideratë sa vijon: Ministria e Jashtme Federale vazhdon të paralajmërojë mbi të gjitha udhëtimet jo të domosdoshme (përfshirë arsye pushimi, pushime në vendlindje, vizita familjare etj.) për në Shqipëri. Kjo vlen deri më 31 gusht 2020. Shqipëria kategorizohet aktualisht nga institucionet kompetente shëndetësore gjermane si rajon me rrezikshmëri për shkat të situatës epidemiologjike të Covid-19.

Nëse vendosni të udhëtoni jashtë vendit, përkundër paralajmërimit për udhëtim, ju lutemi të keni parasysh që ambasadat dhe konsulatat gjermane jashtë vendit mund t’ju ndihmojnë vetëm në një masë të kufizuar gjatë kthimit për në Gjermani, në qoftë se gjatë qëndrimit jashtë vendit vendosen kufizime të reja të udhëtimit dhe/ose masa për kufizime të jetës publike. Ju lutemi të merrni në konsideratë që në Shqipëri nuk garantohet një kujdes shëndetësor sipas standardeve gjermane, ndër të tjera ekzistojnë mundësi të kufizuara të testimit për Covid-19.

Në rast kthimi, karantine 14-ditore: Nëse jeni duke udhëtuar nga Shqipëria për në Gjermani – me rrugë ajrore apo tokësore me autobus ose automjete private – jeni të detyruar që menjëherë pas kthimit të lajmëroni insitucionin kompetent shëndetësor në vendin tuaj të banimit/qëndrimit në Gjermani dhe t’i nënshtroheni një vetë-izolimi/karantine shtëpiake prej 14 ditësh. Detyrimi për karantinë shtëpiake/vetë-izolim vlen për të gjithë nënshtetasit (edhe për ata gjermanë) dhe pavarësisht qëllimit të udhëtimit.

Gjatë kohës së karantinimit në shtëpi ju keni të drejtë të dilni nga banesa vetëm në konsultim dhe me leje të institucionit vendor shëndetësor. Një shkelje e këtij detyrimi mund të ketë për pasojë gjoba të larta. Nëse dhe eventualisht ku është e mundur të bëhet një test për Covid-19 pas hyrjes në Gjermani, i cili do të shkurtonte kohën e izolimit, edhe për këtë mund të informoheni tek institucioni kompetent shëndetësor në vendin tuaj të banimit/qëndrimit. Në dijeninë e Ambasadës Gjermane, në Shqipëri aktualisht nuk ka laboratore, të cilët kryejnë në varësi të dëshirës teste për Covid-19.

+++ Reisewarnung für Albanien weiterhin gültig - bei Rückkehr nach Deutschland gelten Quarantänevorschriften +++

Sollten Sie in diesem Sommer eine Reise aus Deutschland nach Albanien planen, beachten Sie bitte Folgendes: Das Auswärtige Amt warnt weiterhin vor allen nicht unbedingt notwendigen Reisen (auch Urlaub, Heimaturlaub, Verwandtenbesuch etc.) nach Albanien. Dies gilt vorerst bis einschließlich 31. August 2020. Albanien wird derzeit von den zuständigen deutschen Gesundheitsbehörden aufgrund der Infektionslage als Covid-19-Risikogebiet eingestuft.

Sollten Sie sich entscheiden, trotz der bestehenden Reisewarnung ins Ausland zu reisen, bedenken Sie bitte, dass die deutschen Botschaften und Konsulate im Ausland Ihnen nur eingeschränkt bei der Rückreise nach Deutschland helfen können, wenn während Ihres Aufenthaltes im Ausland neue Reisebeschränkungen und/oder Maßnahmen zur Einschränkungen des öffentlichen Lebens getroffen werden. Bitte bedenken Sie auch, dass in Albanien eine medizinische Versorgung nach deutschem Standard nicht gewährleistet ist, u.a. bestehen nur begrenzte Covid-19-Testmöglichkeiten.

Bei Rückkehr 14-tägige Quarantäne: Wenn Sie derzeit aus Albanien nach Deutschland einreisen – ob per Flugzeug oder auf dem Landweg mit dem Bus oder Privatfahrzeug –, sind Sie verpflichtet, sich unmittelbar nach der Einreise beim zuständigen Gesundheitsamt an Ihrem deutschen Wohn-/Zielort zu melden und eine 14-tägige Selbstisolation/Heimquarantäne einzuhalten. Die Verpflichtung zur Heimquarantäne/Selbstisolation besteht für alle Staatsangehörigen (auch für Deutsche!) und unabhängig vom Reisezweck.

In der Zeit der Heimquarantäne dürfen Sie die Wohnung nur in Absprache und mit Genehmigung des örtlichen Gesundheitsamts verlassen. Ein Verstoß gegen diese Verpflichtung kann zu hohen Geldstrafen führen. Ob und wo ggf. ein Covid-19-Test nach der Einreise in Deutschland möglich ist, der die Zeit der Quarantäne verkürzen kann, können Sie ebenfalls beim zuständigen Gesundheitsamt an Ihrem deutschen Wohn- bzw. Zielort erfragen. In Albanien gibt es nach Kenntnis der Botschaft derzeit keine Labore, die freiwillige Covid-19-Tests zu diesem Zweck durchführen.