Aktualitet

Shqiptarët e mbetur në kampin Al Hawl në Siri, zyrtarja tregon çfarë është arritur deri tani

Shqiptarët e mbetur në kampin Al Hawl në Siri, zyrtarja tregon

Fati i shqiptarëve të mbetur në kampet e Sirisë është një nga shqetësimet, për të cilat shteti shqiptar po punon për misionin e radhës, ndërkohë që ka plotësuar të gjitha kushtet për të pritur ata që do të riatdhesohen.  

Kështu shprehet drejtoresha e Qendrës Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, Lejdi Dervishi, e cila thotë se ende nuk një operacion, por është siguruar që riintegrimi në shoqëri i nënave dhe fëmijëve të riatdhesuar nga Siria do të jetë i shpejtë.

Shqiptarët e mbetur në kampin Al Hawl në Siri, zyrtarja tregon

“Vullneti i shtetit është i fortë. Edhe qendra jonë prej 2 vitesh e gjysmë zhvillon aktivitetin pikërisht se ka një vullnet nga shteti për të riatdhesuar këtë persona. Unë e kuptoj interesin e qytetarëve dhe mund t’ju siguroj se për pjesën që koordinon apo që ka në mision kjo qendër, ne kemi dy vite e gjysmë që punojmë për atë ditë, punojmë me grupe ndërinstitucionale, me ministri të linjës, me partnerë ndërkombëtarë dhe këtë aspekt kemi pasur mbështetjen e të gjitha institucioneve shqiptare”, tha Dervishi për mediat.

Në kampin Al Hawl në Siri kanë mbetur 80 nëna dhe fëmijë, ndërkohë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, u shpreh pak kohë më parë se situata e krijuar nga pandemia ka ngadalësuar operacionin.