Aktualitet

Shqiptarët në Kanada do pajisen me dokumente biometrike nga ambasada, shërbim konsullor edhe në Irlandë

Shqiptarët në Kanada do pajisen me dokumente biometrike nga ambasada,

Shqiptarët që jetojnë në Kanada nuk do të kenë më nevojë të vijnë në Shqipëri për tu pajisur me pasaporta apo karta identiteti.

Duke filluar nga 27 qershor Ambasada Shqiptare në Kanada do të ofrojë dokumente biometrike për të gjithë shqiptarët që jetojnë atje.

Gjithashtu nga 20 qershori do të fillojë ofrimi i shërbimeve konsullore për herë të parë për shqiptarët që jetojnë në Irlandë.

Lamin e e ka dhënë Kryeministri Rama, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet:

“Një lajm i mirë për qytetarët shqiptarë që jetojnë në Irlandë dhe Kanada

Duke filluar nga data 20 qershor, Ambasada Shqiptare në Londër në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme, do të nisë shërbimet konsullore për shqiptarët që jetojnë në Irlandë.

Gjithashtu, nga 27 qershori Ambasada Shqiptare në Kanada do të fillojë shërbimet për dokumente biometrike, pasaporta dhe letërnjoftime elektronike.”