Aktualitet

Shqiptarët nuk do të lejohen të futen në Hungari! Kush përjashtohet nga ky rregull

Shqiptarët nuk do të lejohen të futen në Hungari! Kush

Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi janë futur në listën e kuqe nga Hungaria, që do të thotë se shtetasin nga këto vende nuk do të lejohen të hyjnë në shtetin hungarez.

Duke filluar nga dita e mërkurë, hungarezët që kthehen nga vendet e listës së verdhë dhe listës së kuqe do të jenë të detyruar të bëjnë kontrolle dhe të qëndrojnë në karantinë për dy javë, edhe nëse nuk janë të infektuar. I vetmi përjashtim do të bëhet për ata që dalin dy herë negativë në testin për koronavirus gjatë pesë ditëve të kaluara.

“Të huajt që vijnë nga shtetet e vendosura në listën e kuqe, ku bëjnë pjesë edhe Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi, nuk do të kenë të drejtë fare të hyjnë në territorin e Hungarisë, ndërsa të huajt që vijnë nga vendet e listës së verdhë do të përballen me të njëjtat kushte si hungarezët”, shkruan “The Guardian”.

Serbia, Bullgaria, Rumania, Portugalia, Rusia, Suedia dhe Britania e Madhe janë vendosur në listën e verdhë. Lista do të përditësohet rregullisht.

Të përjashtuar nga ky rregull do të jenë personat që udhëtojnë transit apo ata që udhëtojnë për qëllime pune, që po ashtu mund t’u nënshtrohet kontrolleve shëndetësore.