Aktualitet

Shqiptari i mirë, shqiptari i vdekur! Kapen 16 maqedonas që fyen shqiptarët, gjatë një dasme

Shqiptari i mirë, shqiptari i vdekur! Kapen 16 maqedonas që fyen

16 të rinj maqedonas janë ndaluar nga policia maqedonase, pasi akuzohen për fyerje ndaj shqiptarëve. Një ditë më parë u publikua në rrjetet sociale një video e një grupi të rinjsh në lagjen Gjorçe Petrov, në dalje të Shkupit në drejtim të Tetovës, të cilët brohorisnin: “Shqiptar i vdekur, shqiptar i mirë”.

Ky reagim ndodhi ndërsa në rrugë kalonte një kolonë makinash e dasmorëve shqiptar, të zbukuruar me flamuj kombëtar.

Thirrjet e të rinjve provokoi dasmorët të cilët ndaluan makinat dhe u nisën në drejtim të grupit maqedonas, por nuk ka pasur përplasje fizike pasi grupi u shpërnda.

“Janë thirrur në bisedë informative, janë zhvilluar biseda me ta. Konkretisht për rastin e të shtunës, janë ndaluar 16 persona dhe po merren të gjitha masat me qëllim që të zbardhet rasti. MPB-ja do të ketë zero tolerancë për veprime të këtilla, kështu që do të punohet në mënyrë intensive deri sa të sanksionohen të njëjtit“, ka deklaruar zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme të brendshme, Suzana Praniç.

Të rinjtë besohet të jenë tifozë të klubit të futbollit “Vardari” të njohur si “Komitët”.

Pavarësisht se me Kodin Penal, gjuha e urrejtjes është e dënueshme nga një deri në pesë vite burg, deri më tani askush nuk është ndëshkuar për gjuhë të urrejtjes e cila në Maqedoninë e Veriut është e pranishme në të gjitha manifestimet sportive, por edhe në tubime e protesta të partive.