Aktualitet

Ka vetëm një njeri të kënaqur kur sheh shtatoren e Skënderbeut në Prizren dhe ai është autori i tij

Ka vetëm një njeri të kënaqur kur sheh shtatoren e

Përurimi i dy shtatoreve të Skënderbeut dhe Adem Jasharit në Prizren shkaktuan një debat të gjerë në rrjetet sociale dhe shumë kritika për shkak të realizimit në dukje të çuditshme dhe aspak dinjitoze, për dy heronj kombëtarë. 

Ka vetëm një njeri të kënaqur kur sheh shtatoren e

Ka vetëm një njeri të kënaqur kur sheh shtatoren e

Megjitha autori i Skupturës së Skënderbeut, Sinan Aliaj ka folur nga Prizreni lidhur me veprën e tij duke thënë se është i kënaqur me punën e tij.

Ka vetëm një njeri të kënaqur kur sheh shtatoren e

Por ku është bazuar? Përgjigja e tij në Open mund të nxisë akoma më shumë debatin, pasi tha se nuk ishte bazuar tek Marin Barleti dhe as tek Kadare, por tek kronikat turke të kohës.

Pjesë nga intervista:

Si ndiheni?

Sinan Aliaj: Unë për vete jam i kënaqur me atë që kam realizuar

Ku jeni bazuar? Në çfarë studimesh historike?

Sinan Aliaj: Nuk jam frymëzuar as tek Barleti, Noli, as Naimi dhe as Kadareja. Por tek disa kronistë të kohës. Sulltani e ka dashur më shumë se fëmijët e tij. Jam bazuar tek perandoria Otomane, ku edhe u rrit dhe u shkollua.

Shtatorja e Skënderbeut dhe Adem Jasharit në Prizren mund të dërgohen për rimodelim, ndërsa janë hedhur poshtë akuzat për vjedhje të fondeve.

*Tiranapost.al