Aktualitet

Është e rëndë t'i ndalosh dasmën tjetrit. Kreu i bashkisë në Lezhë kundër vendimit: Ose të zbatohet njëlloj me të gjithë

Është e rëndë t'i ndalosh dasmën tjetrit. Kreu i

Kryetari i Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu ka dalë kundër aktit normativ që ndalon organizimet e dasmave në lokale, një vendim i marrë për shkak të rrezikut të përhapjes së koronavirusit. Pas protestës së pronarëve të lokaleve, Ndreu shprehet në mbështetje të tyre dhe thotë se vendimi nuk po funksionon tek të gjitha qytetet njëlloj.

Sipas kryebashkiakut Ndreu Lezha po diskriminohet se dasmat në Shkodër, Tiranë, Durrës, Vlorë etj nuk po i ndalon askush.

Në statusin e postuar në Facebook ai propozon që dasma të bëhet me një numër të reduktuar personash. 'Është shumë e rëndë t’i ndalosh dasmën tjetrit', shkruan mes të tjerash Ndreu.

Më poshtë keni reagimin e plotë:

Jam pro shqetesimit te pronareve te lokaleve te dasmave ne Lezhe. Qe ka diskriminim me qytetet e tjera eshte krejt e qarte. Gjithkush e di se dasmat ne Shkoder, Tirane, Durres, Vlore etj. nuk i ndalon askush. Shqetesimi yne eshte adresuar disa here. Dikush do dale te thoje se Akti Normativ thote kete dhe ate. Po dakord, po njelloj per te gjithe. Ose nje protokoll me numer te limituar pjesmarresish, sepse eshte shume e rende ti ndalosh dasmen tjetrit. Ata qe i shkruajne ca gjera si duket se kane haberin se ca dmth me te prishe dasmen...