Aktualitet

Është infektuar por e mbajnë të fshehtë. Kryebashkiaku i Lezhës i përgjigjet statusit të Berishës

Është infektuar por e mbajnë të fshehtë. Kryebashkiaku

Kreu i Bashkisë së Lezhës, ka mohuar të jetë i infektuar me koronavirus. Ai ka treguar se gruaja e tij u prek nga virusi dhe tani është shëruar, por vetë ai dhe djali i vogël nuk janë me virus. Megjithatë ai u fut në karantinë për 12 ditë dhe bëri një tampon të dytë ku doli i painfektuar.

Por në një postim të tijin në Facebook, Sali Berisha përmes qytetarit digjital shkruante se ai ishte infektuar por po mbahej e fshehtë. Statusi i publikua pas lajmit të infektimit të dy nënkryetarëve të bashksië së Lezhës.

Është infektuar por e mbajnë të fshehtë. Kryebashkiaku

Në intervistën për Report Tv, ai tha:

"Nga data 8 bashkëshortja ime ka rezultuar pozitiv dhe kemi bërë tamponin të gjithë, unë dhe djali i vogël kemi rezultuar negativ. Ndejta 12 ditë karantinë dhe bëra tamponin dhe dola sërish negativ dhe kam shkuar në punë. Dhe bashkëshortja e ka kaluar tashmë dhe ka dalë negative. Nuk ka asnjë arsye të shqetësohem. Në punë të gjithë e dinë që kam gati dy javë që nuk shkoj. Unë nuk mund të bëhem me covid se thotë qytetari dixhital, është turp ta marrësh dhe si referencë".

Për dy nënkryetarët e infektuar, Ndreu tha se ata janë izoluar dhe në ambientet e bashkisë është bërë dezinfektimi:

'Nënkryetarët e bashkisë Lezhë kanë dalë të dy pozitiv dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Kemi zbatuar me përpikëri protokollet, kur virusi hyn në familje e kupton se situata është serioze, fatmirësisht bashkëshortja e ka kaluar lehtë por duhen marrë masat. Kemi marrë masat, është bërë dezinfektimi dhe mbajtja e maskave, kemi reduktuar stafin në zyrë dhe të eliminojmë sa të jetë e mundur me qytetarët. Të gjitha masat e nevojshme janë marrë menjëherë dhe të jemi korrekt në zbatimin e tyre. Unë e mbaj maskën kudo si në zyrë dhe në vendet ku ka grumbullime'.