Aktualitet

Shtetësinë mund t'ia japim Cristiano Ronaldos si një rast përjashtimi. Shtimi i rasteve të shtetësisë kërkon një shpjegim nga Presidenti

Shtetësinë mund t'ia japim Cristiano Ronaldos si një rast

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, thotë se nuk është në tagrin e ministrisë që ai drejton që ti kërkojë llogari presidentit Meta për dhëniet e shtetësise, por i mediave që kanë bërë investigime, Kuvendit, aktorëve politikë dhe publikë.

Prej ditësh në disa media është konsideruar e dyshimtë dhënia e shtetësisë nga presidenti Meta, për persona për të cilët thuhet se nuk plotësojnë kriteret, një prej kritereve është që duhet të jetosh 5 vjet në Shqipëri që të aplikosh për shtetësinë shqiptare.

Nëse do kishte një rast përjashtimi, ai do ishte Cristiano Ronaldo, nëse do luante me skuadrën e Kombëtares, thotë Lleshaj duke shtuar se shtimi i volumit të atyre që marrin shtetësinë nga Meta e kërkon një shpjegim!

Për 'Ilva Now', Sandër Lleshaj tha:

Nuk është në tagrin tonë si ministri e Brendshme që ti bëjmë një kërkesë apo t’i kërkojmë llogari Presidentit.

Ju si media që keni bërë një investigim të tillë duhet ta pyesni presidentin. Një aktor tjetër që mund ta sqarohet me Presidentin do të ishte Kuvendi. Aktorë publik e politik e institucional.

Unë si minister i Brendshëm s’dua ti bëj gjyqin presidentit pa qenë këtu. Por di të them që volumi i shtuar kërkon një shpjegim.

Shtetësia kërkon edhe një motiv kombëtar. Psh, po themi nëse ndodh që Cristiano Ronaldo do luajë më skuadrën e  Shqipërisë ne mund ta kemi këtë si rast përjashtmi e  t’ja japim.

De Biasi përshembull ishte një rast që kishte edhe një interes kombëtar.