Aktualitet

Shtetrrethimi zgjerohet nga e diela/ Ndalohet qarkullimi mes 7 qyteteve

Shtetrrethimi zgjerohet nga e diela/ Ndalohet qarkullimi mes 7 qyteteve

Masat për ndalimin e qarkullimit mes qyteteve do të shtohet nga ora 6:00 e së dielës, për lidhjet mes 7 qyteteve, Fier- Vlorë, Vlorë- Lushnje, Shkodër- Lezhë dhe Elbasan- Korçë. Kryeministri Rama në një video-live, gjithashtu bëri njoftimin se nga e hëna do të ndalohet qarkullimi jashtë qytetit.

Deklarata e Ramës:

Nga e diela në orën 6:00 do të ndalohet jo vetëm qarkullimi brenda por edhe në rrugët nacionale, që lidhin Vlorën me Fierin, Fierin me Lushnjën dhe Shkodrën me Lezhën. Perimetri i mbrojtjes do të zgjerohet dhe do të ndalohet edhe qarkullimi mes Elbasanit dhe Korçës. Në perimetrin e blinduar do të këputen lidhjet mes këtyre qyteteve për makinat dhe autobusët, do të qarkullojnë vetëm ata që hyjnë në kategoritë e lejuara. Kompanitë ditën e hënë duhet të sigurojnë transportin e punonjësve të tyre të akredituar apo mjetet e punonjësve. Edhe punonjësit e administratës duhet të sigurohen që të pajisjen me kartelën identifikuese